Ka nisur Festivali tradicional Beerfest Kosova 2024 me shumë risi, përfshirë hapësirë më të madhe, më shumë brende të birrave, si dhe program me artistët më të kërkuar në vend e rajon.
Në natën e parë të festivalit për të pranishmit kanë performuar Blerando, Ardi Gashi, Mirdon Pacolli dhe Ylli Limani.
Rritja e interesimit të vizitorëve kanë shtyrë organizatorët e festivalit që të sjellin risi në çdo aspekt. Festivali posedon edhe këndin e ushqimit dhe pijeve jo alkoolike, përfshirë edhe pjesën Chill Zone, e cila iu ofron vizitorëve zgjedhje të larmishme, duke u siguruar që të gjithë të kenë diçka për t’i shijuar.
Përveç muzikës, birrës dhe ushqimit, BeerFest nga sot e deri më 15 korrik sjell edhe lojëra të ndryshme, duke filluar nga ato klasike e deri tek aktivitetet për një aventurë të paparë, si Beer Pong dhe Beer Olympics.