Dihet që marrëdhëniet mes Brad Pitt dhe gjashtë fëmijëve të tij nuk janë më të mirat e mundshme, por deri më tani gjendja mes tyre ka mbetur gjithmonë mjaft e paqartë. Për ta sqaruar, orët e fundit ka qenë një burim pranë familjes, i cili ka treguar për 'People' se aktori ka kontakt vetëm me disa nga fëmijët që ka me ish-in e tij Angelina Jolie.
Brad Pitt “praktikisht nuk ka asnjë lidhje me fëmijët e rritur”, ka zbuluar burimi, ndërsa më të vegjëlit vazhdon t'i shohë. "Koha e tij me fëmijët e vegjël ka qenë më e kufizuar muajt e fundit për shkak të xhirimeve të tij," shtoi burimi, duke iu referuar filmit të fundit të aktorit, F1, i cili fokusohet në botën e garave me motor dhe është xhiruar në Evropë.
Më të vegjëlit janë binjakët Knox dhe Vivienne, të cilët janë 15 vjeç. Të tjerët: Maddox, 22, Pax, 20, Zahara, 19 dhe Shiloh, 18 vjeç, nuk e shohin më babanë e tyre dhe gjithashtu kanë hequr dorë nga mbiemri i tij. E fundit, sipas rendit kronologjik, ishte Shiloh, vajza e parë e çiftit në ditëlindjen e saj të 18-të, 27 majin e kaluar, paraqiti një kërkesë për të ndryshuar mbiemrin e saj dhe për të mbajtur vetëm mbiemrin e nënës.
E sigurt është se situata rëndon shumë mbi Pitt. Ai thuhet se është i tronditur nga vendimi i Shiloh. “Fakti që humbi fëmijët e tij nuk është i lehtë për Brad. Ai i do ata dhe i mungojnë shumë”, zbuloi një burim i brendshëm për 'People' pas vendimit të vajzës.
Gjithsesi, pjesa tjetër po shkon mirë, nga puna te dashuria me Ines de Ramon, me të cilën u pa dorë për dore në Silverstone pak ditë më parë.