Nëse pyesni se përse aludohet se Arbana Osmani do moderojë “Big Brother VIP Kosova” nuk do merrni një përgjigje! Një thashetheme pa asnjë bazë fillestare që qarkullon prej muajsh në media. Disa e bënë edhe fakt të kryer moderimin e reality-showt nga Arbana. Vetë kjo e fundit nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, duke lënë hapësira për interpretim.
Deri mbrëmjen e djeshme kur për RTVDukagjini tha se nuk ka asgjë konkrete.
“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do t’a ndaj unë e para.”
Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan.”
Gjithë kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet. E shumë shpejt do rikthehet pas një mungese njëvjeçare.