North West dhe Bianca Censori shfaqen bashkë në Tokio

Mediale Vip

North West dhe Bianca Censori shfaqen bashkë në Tokio

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 18:40
North West dhe Bianca Censori

North West dhe njerka e saj Bianca Censori kaluan disa orë me njëra-tjetrën në një kafene në Tokio.

Fotot tregojnë se dyshja duket se po kënaqeshin teksa ishin ulur në tokë të rrethuar nga disa derra në kafen e famshme në Japoni. Ato duken rehat me njëra-tjetrë.

“Ato po luanin me derrat dhe qeshnin”, pohoi një dëshmitar okular për US Sun. “Ato dukeshin sikur ishin të afërta. Ishte shumë bukur.” Kanye West thuhet se ishte gjithashtu i pranishëm në shëtitjen e tyre, por nuk iu bashkua në kafe.

Image
North West dhe Bianca Censori

Censori kishte veshur një kanotiere të bardhë me një body ngjyrë bezhë sipër. Kurse 11-vjeçarja kishte veshur një kimono rozë të zbukuruar me lule të bardha. Ajo gjithashtu kishte veshur çorape të bardha Nike dhe slide.

Censori dhe North duket se kanë një marrëdhënie të mirë dhe kalojnë kohë bashkë.

Dizajnerja arkitekturore është në lidhje me Kanye të paktën që nga viti 2022.

Ata u martuan zyrtarisht në dhjetor të atij viti.

Censori duket se është përshtatur me fëmijët e Kanye, pasi ajo u pa edhe me vajzën e tij 6-vjeçare Chicago në fillim të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat