Adeyemi i Loredanës flet shqip, futbollisti tregon për fjalën që di në gjuhën tonë

Mediale Vip

Adeyemi i Loredanës flet shqip, futbollisti tregon për fjalën që di në gjuhën tonë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 11:18
Loredana dhe Adeyemi

Romanca e Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi është tejet e komentuar.

Dyshja po shijojnë lidhjen e tyre për më shumë se një vit, dhe shpesh herë janë parë bashkë.

Së fundmi, çifti u ndalua nga një tifoz shqiptar në Gjermani dhe ai i shtroi Adeyemit një pyetje: “A di ndonjë fjalë në gjuhën shqipe?”.

Ndonëse fillimisht i hutuar, futbollisti i Dortmundit i cili po mbante shallin kuq e zi, i tha se fjala që ai dinte në shqip ishte: “Kadale”.

Madje duke thënë këtë po bënte gjestin me duar, duke nënkuptuar se e dinte domethënien e këtij termi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Thomaj (@florithomaj)

Loredana dhe Adeyemi kishin shkuar në stadium për ta parë nga afër paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024.

Videoja e xhiruar nga tifozi ku i shtroi edhe pyetjen besohet të jetë xhiruar jashtë stadiumit ose diku ku mund të jenë mbledhur tifozët shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat