Teuta Selimi vjen me këngën e re “Shoqni”

Mediale Vip

Teuta Selimi vjen me këngën e re “Shoqni”

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:53
Teuta Selimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri.

“Shoqni” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Donjeta me muzikë dhe producim nga Bini Diez.

Miksimi dhe masterizimi po ashtu u bë në studion e Bini Nebihit.

Videoja u realizua nga Fullmoon Production.

Artistja ka bërë një paraqitje dhe interpretim të mahnitshëm, meqë shquhet për këngët e tilla.

Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Selimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat