Xhuli bën pompa në mes të emisionit

Mediale Vip

Xhuli bën pompa në mes të emisionit

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:33
Xhuli Nura

Xhuli Nura gjatë këtyre ditëve të Kampionatit Evropian ka marrë vëmendje të madhe.

Ajo ka ndjekur të gjitha ndeshjet e kombëtares shqiptare në Gjermani duke treguar se është një tifoze e zjarrtë.

Modelja nga Drenica ka qenë së fundmi e ftuar në “Euro Show”, ku ka komentuar në panel për ndeshjet që janë zhvilluar.

E njëjta në një moment ka bërë edhe pompa në mes të emisionit, teksa ka befasuar të pranishmit.

“Nuk jam vetëm tifoze e futbollit, por e adhuroj futbollin dhe vij prej një familje futbollistësh”, tha ajo.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova këto ditë u komentua tejet shumë për paraqitjet në rrjete sociale.

Bukuroshja u pa duke bërë tifo e duke krijuar atmosferë të mrekullueshme për Shqipërinë në stadiumet e Gjermanisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat