Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Ti ke thyer rregulla e tabu

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Ti ke thyer rregulla e tabu

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:01
Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Artisti i ka bërë një dedikim divës së muzikës shqiptare, duke e lartësuar figurën e saj.

Ai thotë se e ka mbajtur për dore që kur ishte shtatë-vjeçe dhe se do ta mbajë gjithmonë në shpirt.

I njëjti thotë se ka thyer të gjitha rregullat e tabutë në estradë dhe se e cilëson unike.

“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive”, ka shkruar ai.

Krijuesi i hitit “Goditje në zemër” shtoi: “Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…”.

Dyshja duket se do të vijnë me një duet së bashku dhe nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat