U diagnostifikua me kancer, aktorja e njohur habit me deklaratën: Kam frikë të dal me burra të rinj sepse…

Mediale Vip

U diagnostifikua me kancer, aktorja e njohur habit me deklaratën: Kam frikë të dal me burra të rinj sepse…

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 22:00
Shannen Doherty

Aktorja e njohur Shannen Doherty po kalon një betejë të vështirë me kancerin.

Së fundmi Shannen ka thënë se tani është në mëdyshje për të takuar burra të rinj.

Aktorja foli në podcastin “Let’s Talk Off Camera” dhe iu drejtua jetës së saj personale, duke shpjeguar se nuk ndihet rehat në lidhje.

Ajo thotë se ka frikë se burrat do ta refuzojnë sepse ajo ka një “datë skadence” pasi kanceri me të cilin u diagnostikua është faza 4.

“Mendoj se është pak e vështirë për dikë si unë, sipas mendimit tim personal. Është e vështirë të hysh në kontakt me dikë kur e di se mund të ketë një datë skadence”, tha aktorja.

Më pas ajo shtoi se burrat e kanë edhe më të vështirë se gratë të merren me çështje të tilla si vdekja dhe sëmundja.

“Shumica e burrave luftojnë kur bëhet fjalë për vdekjen ose sëmundjen. Mendoj se është shumë e vështirë të gjesh një të tillë”, shpjegoi ajo.

Më pas ajo ka deklaruar se është e vetëdijshme për gjendjen e saj, ndërsa ka theksuar se i mungon shoqëria.

“Shoqëria është ajo që mungon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithsesi, jam e vetëdijshme. Kam aq shumë plagë në trupin tim nga operacionet, saqë nuk mund ta shpjegoj”, përfundoi ajo.

Duke u përgatitur për vdekjen e saj dhe duke shitur sendet e saj personale  aktorja vendosi  të pastronte shtëpinë e saj për ta bërë “më të lehtë tranzicionin”.

Gjatë një episodi të podcast-it “Let’s Be Clear”, aktorja shton: ” Unë e di se për mamanë time do të jetë e vështirë nëse unë vdes para saj. Prandaj, unë dua që t’ia bëj gjërat më të lehta duke pastruar shtëpinë nga gjërat e mija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat