Einxhel Shkira së shpejti në ekran: “Do të shihemi siç doni ju të më shihni”

Mediale Vip

Einxhel Shkira së shpejti në ekran: “Do të shihemi siç doni ju të më shihni”

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 20:28
Einxhel Shkira

Me sa duket Einxhel Shkira do të rikthehet së shpejti në ekran!

Së fundmi, u përfol se Einxhel Shkira do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV, ku do të marrin pjesë ish-banorët më të përfolur gjatë tre edicioneve, por me anë të përgjigjes së saj të fundit, e vë pak në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj. 

Në foton që postoi dje, një ndjekëse e pyeti nëse do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV.

Einxhel, do të të shohim sërish në “Big” siç po lexojmë? Megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, jo sërish pjesë e atij formati, pyeti ndjekësja. 

Nga ana tjetër, Einxhel u përgjigj se do ta shohim shumë shpejt në ekran, pa dhënë më shumë detaje se në cilin format.

Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni, u përgjigj Einxheli. 

Mbetet për t’u parë nëse Einxhel do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV siç përflitet apo do të vijë me diçka krejt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat