Një mori yjesh u mblodhën për një darkë private të organizuar nga Gucci në Mayfair, Londër të mërkurën mbrëma.
Ikona e Hollivudit, Salma Hayek ishte po ashtu e pranishme në mesin e personazheve të tjerë të famshëm si Poppy Delevingne, Hannah Dodd dhe Ryan Gosling në Mount St. Restaurant, i mbajtur për nder të ambasadorit botëror Jannik Sinner, shkruan DailyMail.
Aktorja kishte veshur një fund të gjelbër, një bluzë dhe xhaketë që kishin të njëjtën nuancë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/27/auto_86620463-13573731-image-a-50_17194409907501719495625.jpg)
Hayek kishte kombinuar këtë veshje me një çantë të bardhë dhe këpucë elegante.
Si gjithmonë, aktorja arriti që të kapë vëmendjen e të gjithëve me sharmin e saj.