“Shrek 5”/ Krejt çka dihet për filmin e shumëpritur

Mediale Vip

“Shrek 5”/ Krejt çka dihet për filmin e shumëpritur

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:26
“Shrek”

“Shrek” është ndoshta një ndër filmat më të preferuar nga njerëzit në mbarë botën, prej historisë dhe super batutave që ka.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, aktori Eddie Murphy, i cili ka bërë zërin e Gomarit (Donkey), u shpreh se ai ka bërë regjistrimet e para dhe këtë vit, do të mbarojë “Shrek 5”.

“Shrek po rikthehet dhe Gomari do të ketë filmin e tij. Kështu që, do të ketë një film për Shrek-un dhe një për Gomarin”, tha ai në podkastin “Beverly Hills Cop: Axel Foley”.

Kanë kaluar më shumë se 2 dekada nga filmi i fundit i Shrek. 2 filmat e fundit ishin “Puss in Boots” (“Maçoku me çizme) dhe të gjithë prodhimet filmike kanë sjellë 1.6 miliardë dollarë fitime.

Gjithsesi, le të kalojmë në temë! Ja ç’dihet deri më tani për filmin.

Kur do të publikohet “Shrek 5”?

Murphy u tregua optimist, duke thënë se filmi mund të publikohet vitin tjetër.

“Mendoj se do të dalë në vitin 2025 dhe më pas, do të bëjmë atë të Gomarit”. Megjithatë, mbetet ende konfirmimi nga “DreamWorks Animation” dhe “Universal”.

Kush do të jetë në kast?

Eddie Murphy konfirmoi rikthimin me zërin e Gomarit. Shrek do të ketë zërin e Mike Myers dhe Fiona, atë të Cameron Diaz.

Për çfarë flet “Shrek 5”?

Ende nuk ka detaje për historinë e filmit, por njerëzit, bazuar në historikun e filmave, mendojnë se sërish do të prezantohemi me aventurat e reja të Shrek-ut në tokën magjike të “Far Far Away” dhe sigurisht, nuk do të mungojnë situatat komike, batutat, por edhe momentet prekëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat