Pas skualifikimit nga Europiani, Strakosha pëson “humbje” edhe me të dashurën. Ja çfarë ka ndodhur

Mediale Vip

Pas skualifikimit nga Europiani, Strakosha pëson “humbje” edhe me të dashurën. Ja çfarë ka ndodhur

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 08:38
Strakosha me të dashurën

Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare.

Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështjetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë. Te paktën publikisht ai nuk e ka marrë këtë Europian “duartrokitjen” e partneres së tij, Esther Adjoa Asiedu.

Pas këtij (mos)veprimi të modeles, vihet re edhe një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për çiftin. Dyshja ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.

Kujtojmë, se katër vite më parë Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther. Postimet e tyre krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme, prandaj “zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje.

Gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, çifti na kishte zbuluar se lidhja e tyre e dashurisë ishte konsoliduar dhe ata janë prezantuar edhe me familjen e njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse çifti po kalon një krizë në marrëdhnie apo ky vendim i tyri vjen për një tjetër arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat