Capital T rikthehet në Tiranë me mega-koncertin "Time Capsule"

Mediale Vip

Capital T rikthehet në Tiranë me mega-koncertin "Time Capsule"

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 23:14
Capital T

Ayo, Tiranë! Capital T po vjen. 

Artisti do organizojë "Time Capsule" në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin "Selman Stërmasi". Lajmin e ka dhënë vetë artisti sot në rrjetet sociale. Deri tani nuk ka zbuluar ende detaje, por me siguri do jetë një mega-koncert.

Ishte viti 2019 kur Capital T organizoi për herë të parë "Time Capsule" në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e fansave. Më pas, vitin që shkoi ai e mbajti koncertin në Prishtinë, ku mes të tjerëve ishte i ftuar Akon.

Mbetet për tu parë çfarë ka rezervuar për ne këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat