Egla Ceno reagon pas deklaratës së Gentian Zenelajt: "Burrat i shohin gratë si gjithçka, përveçse si gra”

Mediale Vip

Egla Ceno reagon pas deklaratës së Gentian Zenelajt: "Burrat i shohin gratë si gjithçka, përveçse si gra”

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 20:11
Gentian Zenelaj/Egla Ceno

I ftuar në “Pushime On Top”, Gentian Zenelaj deklaroi se fituesi i edicionit të tretë të BBV është Juli, ndërsa për Eglën u shpreh se e ka surprizuar.

"Më pyesin shpesh nëpër intervista, unë Eglën e kam pasur 4 vjet shoqe klase dhe Egla ashtu është. Ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj. Tani, se ka qenë lojë, se ka qenë realisht luftë, këtë nuk di të ta them, por në shumë gjëra më ka surprizuar..." - tha ai dhe nuk e specifikoi nëse ishte për keq apo për mirë. "Më ka surprizuar. Nuk jua jap këtë, sepse e di që do ta bëni lajm nëpër portale. Thjesht më ka surprizuar."

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak nga mirë nga Egla, e cila ka postuar ditën e djeshme një kundërpërgjigje për Gentianit.

"Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore...Vetëm si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj me sa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje!" – shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat