Pamje rrëqethëse që tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve me sëmundjen e rrallë

Mediale Vip

Pamje rrëqethëse që tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve me sëmundjen e rrallë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 12:59
Celine Dion

Beteja shkatërruese e Celine Dion me sindromën e ‘personit të ngurtë’ është zbuluar në dokumentarin e saj të ri, “I Am: Celine Dion”, me regjisoren Irene Taylor që pranon se disa momente ishin të vështira për t’u xhiruar.

Këngëtarja e “My Heart Will Go On” doli publike me problemet e saj shëndetësore në fund të vitit 2022, pasi u detyrua të anulonte dhe të riplanifikonte një sërë shfaqjesh.

56-vjeçarja kishte ftuar kamerat në shtëpinë e saj një vit më parë, dhe ata ishin gati për të kapur disa nga momentet e saj më të vështira në jetë.

Image
Celine Dion

Filmi, i publikuar në Amazon Prime Video më 25 qershor, gjithashtu përshkruan ngritjen në famë dhe karrierën mahnitëse prej dekadash.

Skena më rrëqethëse erdhi në fund, ku Celine-s filloi t’i vinte spazma e këmbës, duke iu rrëmbyer i gjithë trupi, ndërsa ekspertët nxituan për ta ndihmuar.

Image
Celine Dion

E pyetur nëse ka pasur ndonjëherë një kohë që ajo ka menduar të ndalojë xhirimet – Irene vazhdoi: “Unë kurrë nuk i kam fikur kamerat, por sigurisht”.

“Kishte momente kur ajo po lëvizte në një dhomë ose po shkonte diku dhe ne nuk e ndiqnim”.

“Dëshiroj të them se kemi vepruar me një shkallë të respektueshme dinjiteti dhe respekti. Kur ajo po shkonte në dhomën e zhveshjes për të marrë mjekimin e saj, kjo ishte një gjë e ndjeshme”.

“Ne ndoshta kemi zgjedhur të mos xhirojmë gjëra që ajo ndoshta do të na kishte lënë t’i filmonim, por thjesht menduam se nuk ishte zgjedhja e duhur”, theksoi ndër tjerash Irene.

Muzikantja e “All By Myself” u diagnostikua me sindromën e ‘personit të ngurtë’, një çrregullim tepër i rrallë i lëvizjes autoimune, në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat