Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Mos luj”

Mediale Vip

Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Mos luj”

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 08:33
Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu

Luiz Ejlli, DJ Gimi – O dhe Ermal Fejzullahu kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Mos luj” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme në videoklip në projektin veror.

Teksti është shkruar nga Ghulo me melodi të realizuar nga Nurteel.

Ky i fundit u kujdes edhe për producimin bashkë me Çelik Lipën në studion ‘SBS Entertainment’.

Videoja iu besua Valon Azirit, e që tashmë e plotë ndodhet në platformën YouTube në kanalin e SBS.

Ermali dhe Luizi nuk ka dyshim se janë një nga emrat më të pëlqyer në estradë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat