Nisur nga Francesca Farago, ja pse është më mirë të kesh fëmijë me burrë transgjinor

Mediale Vip

Nisur nga Francesca Farago, ja pse është më mirë të kesh fëmijë me burrë transgjinor

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 22:18
Francesca Farago

Nuk ndodh shpesh që gratë shtatzëna të kenë partner transgjinor, i cili t’u thotë se e kanë përjetuar më parë dhe t’i kuptojë.

Ylli i “Too Hot to Handle”, Francesca Farago tha për “E! News” pse i fejuari i saj, Jesse Sullivan, ka qenë ndihmë e madhe gjatë shtatzënisë.

"Është si ëndërr që jam me dikë që ka qenë shtatzënë më parë. Rri e pyes: ‘A është normale? Ose ‘E ke ndierë këtë?’ Nuk ka mbështetje më të mirë.”

Bashkëshorti i saj, Sullivan, 34-vjeçar, është babai i Arlosit, 15-vjeçar, fryt i lidhjes së gjimnazit. Sullivani po e rriste i vetëm Arlonin kur ndryshoi gjininë.

Farago, 30-vjeçare, u njoh me Sullivanin në vitin 2021. Çifti pati një kimi të menjëhershme kur ajo po e intervistonte në "Zoom" me rastin e “TikTok Pride event”.

Ata shpallën fejesën në prill të vitit 2023.

Çifti ka ndarë shpeshherë detaje të eksperiencës nga Fekondimi in Vitro, që nisën vitin e kaluar. Sullivani dhe Farago, të dy, ngrinë vezët. Ata përdorën spermën e një dhuruesi të njohur, por identitetin ende nuk e kanë ndarë me mediat.

Ata kishin vendosur që të përdornin embrionet e Farangos për fëmijën e tyre të parë dhe të Sullivanit, për fëmijën e dytë.

Ata janë në pritje të binjakëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat