Për dyshuesit: Ju zbulojmë nëse Mozzik ishte me Loredanën kur i shkroi Lotinës në 2019

Mediale Vip

Për dyshuesit: Ju zbulojmë nëse Mozzik ishte me Loredanën kur i shkroi Lotinës në 2019

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 21:44
Loredana, Mozzik, Lotina

Mozzik publikoi së fundmi mesazhet që i kishte dërguar të dashurës së tij aktuale në 2019 në Instagram dhe rrjeti ka pikëpyetje.

Mos ndoshta i ka shkruar gjatë kohës së ishte në lidhje me Loredanën?

Epo, përgjigjen po j'ua japim ne.

Si fillim, shohim datën kur ai i ka shkruar: 13 dhjetor 2019.

Epo në dhjetor të 2019 ai dhe Loredana ishin të ndarë. Nuk dihet konkretisht kur ata janë ndarë, por në 21 nëntor 2019 Mozzik ka konfirmuar për median zvicerane “20 min” ndarjen nga Loredana, duke deklaruar:

“Divorci tani është rrugës. Loredana është nëna e vajzës sime dhe kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të. Martesa mes nesh thjesht nuk funksionoi më”.

Po ashtu, në dhjetor të 2019 qarkulloi lajme se Loredana kishte një lidhje me reperin gjerman, Bonez Mc.

Mesazhin e dytë Mozzik ia ka shkruar Lotinës në korrik të 2020. As në atë kohë ai nuk ishte ribashkuar me Loredanën. Dyshja u rilidhën në tetor të atij viti. Fotot e tyre bashkë filluan të qarkullonin ne tetor e nëntor, duke u pasuar me një album nga ata. Më pas u ndanë sërish në 2021.

Kështu që,jo! Mozzik nuk ka qenë me Loredanën kur i ka shkruar Lotinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat