Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi, thotë se ia realizoi këngën e parë në shqip

Mediale Vip

Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi, thotë se ia realizoi këngën e parë në shqip

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:16
Dafina Zeqiri dhe Agim Doçi

Ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi.

Ai vdiq në moshën 76-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore që kishte.

Artisti, i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare, ka bashkëpunuar me emra të njohur.

Një reagim për vdekjen e tij në rrjete sociale e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo zbulon se këngën e saj të parë në shqip ia ka punuar Doçi, e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”.

Image
Agim Doçi

“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite”, ka shkruar ajo.

Doçi thuhet se u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat