Françeska Murati sqaron të vërtetën rreth shtatzënisë

Mediale Vip

Françeska Murati sqaron të vërtetën rreth shtatzënisë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 10:12
Françeska Murati

Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 3, Françeska Murati, është përfolur këto ditë për një shtatzëni të mundshme.

Kjo për shkak të disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale, duke lënë vend për dyshime.

Ajo ka sqaruar në ‘She’s On Top’, duke thënë se nuk është e vërtetë, por që ka dëshirë të ndodhë vitin tjetër.

Jo, unë nuk jam shtatzënë, Jo, jo, jo. Unë nuk jam shtatzënë. Në fakt unë kam bërë thjesht një koment duke thënë: ‘Shihemi vitin tjetër në maternitet’, por kjo s’do të thotë që jam shtatzënë. Do të thotë që vitin tjetër mund ta mendojmë diçka, po e planifikojmë, kemi qejf, por nuk jam”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja theksoi: “Unë kam dëgjuar shumë njerëz, kam parë në rrjete që thonin se unë kam qenë shtatzënë përpara se të hyja në shtëpi dhe prandaj jam shëndoshur. Nuk janë të vërteta. Nuk jam shtatzënë. Unë kam një djalë dhe jam shumë e lumtur për momentin. Vitin tjetër? Do Zoti, pse jo”.

Modelja gjatë kohës sa ishte brenda u komentua tejet shumë për paraqitjet.

Ajo gjithashtu është pëlqyer nga publiku për lojën dhe për karakterin që ka shfaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat