“Kam nisur të punoj që 8 vjeçe”/ Rrëfehet Adrola Dushi: Shisja rroba me mamin. Më vinte shumë turp…

Mediale Vip

“Kam nisur të punoj që 8 vjeçe”/ Rrëfehet Adrola Dushi: Shisja rroba me mamin. Më vinte shumë turp…

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 23:03
Adrola Dushi

Modelja Adrola Dyshi ka hapur zemrën duke rrëfyer më për jetën e saj personale.

Gjatë një interviste për emisionin “Se luan topi”, ajo tregoi se ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare me mamin e saj, ndërsa tha se e ëma e paguante nga 5 mijë lekë në ditë.,

Adrola tha se në atë kohë i vinte turp nga shoqëria e saj për punën qëpo bënte, por sot është shumë krenare.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Di që e vogël ke punuar, ke ndihmuar mamin duke shitur veshje.

Adrola Dushi: Kam shitur rroba me mamin në Rrëshen. Më vinte shumë turp nga shoqëria ime dikur, sot që për pak bëj 31 vjeç, jam njeriu më krenar që e kam bërë atë punë sepse kjo është arsyeja pse unë di të sillem me njerëzit, të flas, të komunikoj me ta, të jem e përulur dhe mendoj që Zoti më ka llastuar me gjithë të mirat sepse unë vërtet kam mësuar të komunikoj me shumë lloje njerëzish, situatash dhe problemesh që mund të kisha pasur që në atë moshë. Kam shitur rroba me mamin, e them me shumë krenari, nuk e them për kamuflim, jam shumë krenare sepse ajo gjëja më ka mbajtur me këmbë në tokë, ia di vlerën familjes, lekun mbi të gjitha dhe vetes.

Erjona Rusi: Të paguante mami, merrje rrogë?

Adrola Dushi: 5 mijë lekë në ditë, por herë mi jepte, herë nuk mi jepte. Unë kam punuar nga mosha 8-18 vjeç, por kur fillova të punoj tamam, tamam, më paguante 5 mijë lekë në ditë dhe i mblidhja, harxhoja vetëm për byrekun në shkollë.

Kujtojmë që Adrola tashmë është një ndër modelet e njohura Shqiptare e cila e ka ndërtuar karrierën e saj në Amerikë, ku jeton dhe punon prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat