Magji?! Fjoralba Ponari shokohet. Flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës

Mediale Vip

Magji?! Fjoralba Ponari shokohet. Flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 22:28
Fjoralba Ponari

Mbrëmjen e djeshme Fjoralba Ponari me anë të një videoje tregoi e shokuar se si brenda një kutie aksesorësh, që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje.

"Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj", tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër.

"Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur".

Mandej, u shpreh se nuk beson në magji, mirëpo nuk e mohoi që nuk u ndie mirë dhe kërkoi mendimin e ndjekësve se si të vepronte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat