Blero dhe Afrona po flirtojnë? Ja komenti që bëri lëmsh rrjetin

Mediale Vip

Blero dhe Afrona po flirtojnë? Ja komenti që bëri lëmsh rrjetin

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 22:20
Blero/ Afrona

Një koment mjaftoi për të bërë lëmsh rrjetin dhe aluduar për ndonjë flirt të mundshëm mes Bleros dhe Afronës. 

Ish-çifti, i ndarë prej dy vjetësh tashmë, kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, që pas publikimit të promos së podkastit mjaft emocionues të Afronës, ku kishte ftuar Bleron. 

Mirëpo, podkasti nuk u publikua dhe Blero nga ana tjetër tha se ndjekësit janë keqkuptuar,  pasi ndjenjat e tij i përkasin "bebës". 

Por një koment ka mjaftuar që të rikthejë aludimet për flirt mes ish-çiftit. 

Me anë të një videoje, të publikuar para tri ditësh, Blero bënte të ditur pjesëmarrjen e tij në "Alba festival", në Zvicër. Mirëpo, dje Afrona komentoi në videon e tij dhe komenti që pasoi nga Blero, tërhoqi vëmendjen e rrjetit. 

"Të uroj suksese! Digje!", ishte komenti i Afronës. 

"Nëse nuk vjen ti nesër s'e knoj kangën tande", ia ktheu Blero.  

Po çfarë po ndodh mes ish-çiftit? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat