Fifi sqaron raportin me Flori Mumajesin: “Po pres të më shkruajë vetë...”

Mediale Vip

Fifi sqaron raportin me Flori Mumajesin: “Po pres të më shkruajë vetë...”

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 21:56
Fifi/ Flori

Këngëtarja, Filloreta Raçi ose siç njihet gjerësisht, Fifi, para pak kohësh gjatë një intervistë për mediat kosovare, deklaroi se nuk kishte komunikuar me Florin që prej një viti. Ajo tha se i kishte dërguar mesazh kantautorit, por ai nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha ajo.

Jo më larg se dje, ajo ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku nuk i shpëtoi pyetjes për deklaratën e bërë më herët.

Dua të di pak për deklaratën tënde për Flori Mumajesin. Jeni pajtuar? Keni pasur kontakt? Si është historia e kësaj gjëje?

Duke qeshur tha: “E kam ekzagjeruar se nuk kam një vit pa folur me të, por 6-7 muaj, aty afër. E kam lënë të qetë. Po pres të më shkruajë vetë, sepse e di që do të më shkruajë vetë kur të vijë momenti”, - u përgjigj këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat