Tregoi gjoksin në një ndeshje hokej, vajza amerikane fiton një kontratë nga Playboy

Mediale Vip

Tregoi gjoksin në një ndeshje hokej, vajza amerikane fiton një kontratë nga Playboy

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 10:24
Kate

Një fanse amerikane e Edmonton Oilers ka fituar një kontratë me Playboy pasi ka treguar gjoksin e saj ne një ndeshje playoff të hokejit mbi akull, një lëvizje që u bë virale në SHBA.

“Kjo është Kate, maskota”, thuhet në postimin e Playboy për kontratën e sportdashëses.

Kate, e cila sipas Daily Mail kishte refuzuar ofertat nga faqet rozë, u bë e famshme në rrjetet sociale kur më 31 maj tregoi gjoksin gjatë fitores së ekipit të saj ndaj Dallas Stars.

Ajo vetë në postimin e saj në Instagram rreth 24 orë më parë ka pohuar se gjithçka është bërë në gjendje të dehur.

“Përshëndetje, une jam vajza Oilers- emri im i vërtetë është Kate.

Mendova shumë për atë që doja t’ju tregoja. Ajo që dua të them është se ju mund të jeni personi më i përsosur, ju mund të shpëtoni kotele nga mbytja në lumenj, por gjithmonë do të ketë dikush që ju urren.

U deva dhe zhvesha gjoksin në një lojë Oilers dhe u bë virale’, shkruan Kate në rrjetin social në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat