Edona Reshitaj tregon se çfarë i tha Rita Ora kur u takuan

Mediale Vip

Edona Reshitaj tregon se çfarë i tha Rita Ora kur u takuan

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:55
Rita Ora dhe Edona Reshitaj

Aktorja e njohur e skenës teatrale, Edona Reshitaj, ka ndarë disa detaje interesante të bisedës që kishte pasur me Rita Orën.

Siç theksoi Reshitaj përmes një postimi në Instagram, artistja me famë botërore ishte tejet modeste karshi saj.

Duke menduar se Rita Ora nuk e njihte, Reshitaj, siç theksoi ndjeu nevojën të prezantohej para saj.

Ajo çka më ka befasu shumë nga Rita Ora, këtë rast kur jemi taku, ka qenë kur unë iu prezantova dhe ajo ma ktheu në shqip: ‘e di moj kush je’. U habita në fakt, madje më tregoi që prindërit e saj, e kryesisht, nëna e saj, Vera, i dërgon video të performancave të mia në muzikë e në aktrim”, ndau një pjesë të bisedës që ajo pati me Ritën.

Ishte ndjenjë shumë e bukur, siç ishte edhe vet Rita, e bukur, e dashur, modeste dhe tepër e këndshme ne muhabet”, theksoi mes tjerash aktorja Reshitaj.

Krahas këtij postimi, ajo ndau gjithashtu edhe dy fotografi nga takimi që kishte pasur me artisten e hitit “Let you love me” dhe bashkëshortin e kësaj të fundit Taika Waititi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat