“Kam 26 vëllezër e motra”- Habit aktorja e njohur: Nuk i kam takuar të gjithë

Mediale Vip

“Kam 26 vëllezër e motra”- Habit aktorja e njohur: Nuk i kam takuar të gjithë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:23
Jennifer Hudson

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Hudson ka treguar se babai i saj, i cili ka 25 vite që ka vdekur, kishte gjithsej 27 fëmijë.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi 42-vjeçarja ka kujtuar se si mësoi se kishte 26 vëllezër e motra, shumica e të cilëve nuk i ka takuar ende.

“Jemi shumë prej nesh. Me sa duket ai kishte 27 fëmijë”, tha Hudson duke iu referuar babait të saj.

Protagonistja e “ Dreamgirls ” është fëmija më i vogël nga të gjithë vëllezërit e motrat.

Përsa i përket mënyrës se si e mori vesh, ajo tha se i kishin treguar disa të afërm që kishte 10 motra dhe 17 vëllezër në një moment që babai i saj ndërroi jetë.

Hudson vuri në dukje se si adoleshente,  ajo e kishte pasur dëshirë që të takonte vëllezërit e motrat e saj, por kur mësoi se në fakt kishte shumë më shumë vëllezër e motra sesa mendonte, dëshira e saj nuk mund të përmbushej.

“Ishin shumë fëmijë. Nuk i kam takuar të gjithë”, vazhdoi ajo, pasi mendonte se kishte vetëm një vëlla dhe një motër.

Nëna dhe vëllai i saj u qëlluan dhe u vranë brenda shtëpisë së familjes së tyre në Çikago në tetor 2008.

Para vdekjes së vëllait të saj, ajo tha se kishte takuar gjashtë apo shtatë vëllezër e motra të tjerë.

“Ne gjetëm shumë prej nesh. Dhe unë jam më e vogla”, tha Hudson në podcast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat