Raporti i tij me vajzat brenda BBV3, Jul Deda: Djemtë dolën njëri pas tjetrit

Mediale Vip

Raporti i tij me vajzat brenda BBV3, Jul Deda: Djemtë dolën njëri pas tjetrit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 13:36
Juli, Ledjona dhe Erjola

Aktori i njohur Jul Deda ka folur për shumë tema teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”.

Teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, ra shumë në sy afrimiteti i tij me vajzat e shtëpisë. Gjatë intervistës, Juli tha se donte t’i kishte gjërat në kontroll, madje shtoi se me disa prej vajzave ka ende komunikim edhe jashtë shtëpisë së “BBV”.

Pyetje-Pergjigje

Pyetje– Të kemi parë shpesh me vajzat që kanë qenë pranë teje brenda shtëpisë, si Ledjona apo Erjola. Vazhdon miqësia edhe jashtë?

Juli: E kemi ruajtur miqësinë, kemi dalë kemi pirë kafe. Jo me të gjithë sepse nuk kemi pasur mundësi. Por me gocat jemi takuar jo vetëm për të treguar se brenda ka pasur një miqësi të vërtetë, por sepse kështu ka qenë vërtetë.

Pyetje– Ky raporti yt me vajzat brenda lojës ka qenë mjaft i komentuar, është thënë se ato kanë qëndruar pas teje. Çfarë mund të thuash për këtë?

Juli– Shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Por aty brenda kisha qejf që t’i kisha gjërat në kontroll. Edhe fakti që flija i fundit për shembull. Erdhi një moment në lojë që ishin 12 vajza dhe 4 djem dhe mbizotëronin femrat. Me mendjen time mendova që me vajzat është loja, ai është terreni që do të na ndihmojë të rrimë më gjatë në lojë. Djemtë dolën njëri pas tjetrit, sikur i kishte nëm njeri (qesh).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat