Youtuberi shqiptar që akuzohet se fyeu Erdogan kërcënohet me vdekje

Mediale Vip

Youtuberi shqiptar që akuzohet se fyeu Erdogan kërcënohet me vdekje

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:33
Diamand Tema dhe Mimoza Elezi

Diamand Tema, youtuberi shqiptar me 870 mijë subscribers në kanalin e tij është shpallur në kërkim nga shteti turk.

Ai akuzohet se ka sulmuar partinë në pushtet të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirjet islamike. Ndaj, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç, ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Youtuberit, me akuzën për “nxitje urrejtjeje në publik dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese dhe provokuese të përdorura për Profetin Muhamed.

Mimoza Elezi, nëna e 30-vjeçarit shqiptar tregoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se djali i saj nuk ka fyer askënd dhe po akuzohet pa të drejtë.

“Ka thënë që unë nuk pranoj që një vajzë e mitur 9-vjeçare të martohet me një të moshuar dhe për mua është imorale dhe çnjerëzore…”, thotë për Euronews Albania Mimoza Elezi, nëna e Diamantit.

Prej ditës së hënë ai është larguar nga Turqia për shkak të kërcënimeve me vdekje të marra në rrjetet sociale.

“Vitin që kaloi Diamanti pati kërcënime të tillë nga detarët për programet e tij që bën dhe zgjedhjet e viteve të kaluar e kishim një frikë që mund ta sulmojnë…Kam katër ditë që nuk fle gjumë, nuk ha dot, nuk mendoj, e kam fëmijë…kërcënime si ‘kushdo që do t’i presë dorën do ta paguajmë me 10 mijë lira’, ‘kush do i presë këmbën do e paguajmë’…”, tregon nëna e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat