E kritikuan për pamjen e saj. Kylie Jenner shpërthen në lot: “Ata mendojnë se nuk kemi ndjenja”

Mediale Vip

E kritikuan për pamjen e saj. Kylie Jenner shpërthen në lot: “Ata mendojnë se nuk kemi ndjenja”

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:11
Kylie Jenner

Në sezonin e pestë, në episodin e pestë “The Kardashians, Kylie, 26-vjeçare, shpërtheu në lot kur përmendi kritikat e panumërta për pamjen e saj.

“Është mrekulli që kam ende vetëbesim dhe mendoj se jam e bukur sa herë kur shikoj veten në pasqyrë”, i tha ajo së motrës, Kendall Jenner-it.

Kylie po fliste për foton e saj virale, të shkrepur në Javën e Modës në Paris, ku kishte komente të shumta se ajo dukej si grua 40-vjeçare si pasojë e operacioneve estetike.

Ajo tha se nuk kishte vënë shumë grim dhe ndriçimi nuk ishte i mirë, duke i nxjerrë në pah linjat e të qeshurit në fytyrë. Mandej, shtoi se po të kishte vënë shumë grim, do të merrte po të njëjtat komente.

“Dëgjoj fjalë të këqija për veten gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Gjithashtu, shtoi se tashmë është e mpirë nga reagimet që ka marrë për pamjen e saj dhe preket nga e tërë situata e krijuar.

“Nuk kam qarë më parë për këtë, por mendoj se më prek mua”, tha ajo mes lotësh.

Nga ana tjetër, Kendall i doli në krah dhe i tha se e gjithë familja e tyre është “çhumanizuar” në syrin e publikut.

“Ata nuk mendojnë se ne kemi ndjenja.”

Përmes lotëve Kylie tha se kritikat i mori personale, sepse ishte munduar të dukej sa më natyrale. Madje, kishte shkrirë gjysmën e fillerit të buzëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat