Shemsi Krasniqi për Gold Ag: Patriot më të madh s’kam takuar ndonjëherë

Mediale Vip

Shemsi Krasniqi për Gold Ag: Patriot më të madh s’kam takuar ndonjëherë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:42
Shemsi Krasniqi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se ai personalisht e njeh Gold Ag-un dhe se patriot më të madh se ai nuk ka takuar ndonjëherë.

“[I drejtohet gazetarit Vullnet Krasniqi] A e kishe thënë qata për mua nëse kisha këndu në Drenicë. Nëse jo kjo do të thotë që e ki personale me Arianin.

Domethënë e ke personale ndaj tij, e drejta jote është, mundesh me injoru se është e drejta jote, por jo me shah. Vitin e kaluar kam kënduar unë në Drenicë. Goldin e njoh qe 15 vite. Me ka respektu shumë. Nuk është e vërtetë, paret i duam krejt.

Gold Ag, unë po e them këtu patriot më të madh unë nuk kam takuar kurrë. E njoh mirë, andaj po e them, e njoh familjarisht. Ky njeri nuk ka dashur ta lëshoj Kosovën”, ka thënë Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat