Vullnet Krasniqi ia thotë “në sy” Arian Agushit pse nuk i pëlqen muzika e tij

Mediale Vip

Vullnet Krasniqi ia thotë “në sy” Arian Agushit pse nuk i pëlqen muzika e tij

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:39
Vullnet Krasniqi

Gazetari Vullnet Krasniqi, ka treguar se në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera.

Krasniqi tha se performanca e Arian Agushit apo Gold Ag, sic njihet, nuk ishte fare e denjë.

“Ke dita e çlirimit të Skenderajit., do doja ta shihja Ilir Shaqirin, kisha pas qef ta shoh ndonjë artist të Skndërajit. S’e kam problemin pse ke Gold Ag, ai le të bën muzikë sa të don. E kam problemin me komunën e Skënderajit pse e zgjedh Gold Ag, para artistave të tjerë. Për mu ajo ke performance ke pak muzikë, pak ky knoj, u dok paraqitja e tij për me knu për ni dëshmor me shorce qashtu”, tha ai.

“Ilir Shaqiri ka pasur tekstshkrues, Shkurte Fejza, kanë hulumtu para se me shkru. Ky e krijon përshtypjen që dëshmori ka ra dëshmor tu marrë hak për djalin e vet. Historia e tij fillon që nga vitet e 90-ta ka qenë mjeshtër I armëve…”, vijoi ai.

Agushi pastaj u kundërpërgjigj duke thënë se në Skënderaj është ftuar nga vetë familet e dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat