“A ta ka rrok lemza najkan te shtëpia”, Gold Ag e ofendon rëndë gazetarin Vullnet Krasniqi

Mediale Vip

“A ta ka rrok lemza najkan te shtëpia”, Gold Ag e ofendon rëndë gazetarin Vullnet Krasniqi

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 21:10
Gold Ag dhe Vullnet Krasniqi

Fyerje dhe ofendime u bën nga këngëtari i njohur Gold Ag pas një “video-komentimi” të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohet atij si “debill këngëtar”.

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Arian Agushi (Gold Ag), duke iu kundërpërgjigjur me një ton të ashpër dhe duke shprehur zemërimin e tij për komentet e gazetarit.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë,” ka thënë Agushi.

Krasniqi, ka theksuar se në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat