​Festivali Sunny Hill, reperi Stormzy vjen për herë të parë në Kosovë

Mediale Vip

​Festivali Sunny Hill, reperi Stormzy vjen për herë të parë në Kosovë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:22
Stormzy

Këngëtari i zhanrit rep Stormzy është artisti i radhës që i shtohet listës së performuesve në Festivalin Sunny Hill nga 25 deri më 28 korrik.

Ai është veç një nga yjet që do të performojë në skenën kryesore të festivalit që pritet të publikojë edhe emra të tjerë të njohur gjatë ditëve në vazhdim.

Stormzy, ishte pjesë e festivalit në vitin 2022 në Tiranë, ndërsa në Kosovë vjen për herë të parë. Disa prej çmimeve të fituara nga Stormzy përfshijnë Brit Awards, BBC Awards, Global Awards, MTV Europe Music Awards, Mercury Prize, AIM Independent Music Awards etj.

Në vitin 2019, Stormzy ishte artisti kryesor në Glastonbury Festival që mbledh mbi 200 mijë njerëz në ditë. Ndërsa në nëntor të 2022-së publikoi albumin e tij të tretë “This Is What I Mean”.

Në festivalin Sunny Hill deri më tani janë zbuluar edhe disa emra të artistëve si Black Coffe, Burna Boy, The Blaze, DJ Snake, Martinez Brothers, Griff, Chloe Caillet, Edgar Kerri, MYGAL, DJ Regard, por edhe artistë vendorë si Dafina Zeqiri, Dhurata Dora e Yll Limani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat