“E ke dh*…”, çfarë ndodhi midis Ya Nina dhe Dafina Zeqirit? Artistet hedhin ‘thumba’ ndaj njëra-tjetrës

Mediale Vip

“E ke dh*…”, çfarë ndodhi midis Ya Nina dhe Dafina Zeqirit? Artistet hedhin ‘thumba’ ndaj njëra-tjetrës

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 10:50
Dafina Zeqiri dhe Ya Nina

Ya Nina është një nga reperet relativisht të reja në industrinë e muzikës, ndonëse ajo po gjithnjë e më shumë po merr vëmendje.

Së fundmi ajo ka publikuar një bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe Dj.Geek, i cili u komentua mjaft në rrjet dhe shumë e morën si një ‘kunjë’ kundrejt Dafina Zeqirit, kjo për faktin që menjëherë pas publikimit të këtij bashkëpunimi, Dafina ka hequr emrin e reperes nga bashkëpunimi me të. (Nasty x See me)

Nga ana tjetër, në bashkëpunimin e fundit muzikor të Dafinës me Mozzik, reperja shprehet me fjalët “Miss Zeqiri rap-in e killiti”.

Image
Reagimi i Ya Ninas

Menjëherë pas këtij publikimi, Ya Nina ka postuar një shkrim në ‘Threads’, ku shkruan: “E ki dh* ti” dhe menjëherë u komentua si një tjetër kunjë ndaj Dafinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat