“Duhet të ishte një person real”/ Nuk e “meritonte” Egla Ceno, Rike Roçi tregon ish-konkurrentin që duhet të fitonte “BBV”!

Mediale Vip

“Duhet të ishte një person real”/ Nuk e “meritonte” Egla Ceno, Rike Roçi tregon ish-konkurrentin që duhet të fitonte “BBV”!

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:04
Rike Roçi

Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Së fundmi ish-konkurrentja Rike Roçi është shprehur se fituesi i reality show-t nuk duhet të ishte Egla por një person real.

Gjatë një interviste në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Rikja tha çmimin e parë duhet ta fitonte ajo dhe jo aktorja.

“Unë mendoj që duhet të ishte një person real dhe jo një që bën teatër. Domethënë unë”– tha ish-banorja.

Kujtojmë që Meriton Mjekiqi, Heidi Baçi, Romeo Veshaj, Julian Deda dhe Egla ishin 5 finalistët e “BBV”, ku dy të fundit konkurruan “kokë më kokë” për çmimin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat