Ata po rriten dhe aktori Brad Pitt ua ka frikën fëmijëve të tij, zbulohet arsyeja

Mediale Vip

Ata po rriten dhe aktori Brad Pitt ua ka frikën fëmijëve të tij, zbulohet arsyeja

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:53
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë vendosur që të ndryshojnë mbiemrin e trashëguar nga i ati sapo të mbushin 18-vjeç.

E para që e mori këtë hap ishte vajza e ish-çiftit, Shiloh e cila ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për të ndërruar mbiemrin e saj në Jolie dhe mesa duket ky veprim si ka pëlqyer aspak aktorit.

Së fundmi disa burime të afërta me aktorin bënë të ditur për mediat e huaja se Brad Pitt është i frikësuar për shkak se mund të përballet me një poshtërim shumë të madh nga fëmijët e tij.

Burimi në fjalë thekson se gjithçka ka ardhur për shkak se Brad Pitt e ka të pamundur që të ballafaqohet me fëmijët dhe avokatët e tij për shkak të kontrollit që Angelina Jolie ka.

Mesa duket Pitt nuk ka një marrëdhënie të mirë me fëmijët e tij, të cilët duket qartë që duan më shumë nënën e tyre, Angelina Jolie.

Këtë e vërtetoi vetë djali i dyshes, Pax i cili një vit më parë në Ditën e Babait përmes një postimi në Instagram e quajti të atij, Brad Pitt një qenie njerëzore e tmerrshme.

“Ju e keni bërë jetën e njerëzve më të afërt me mua një ferr të vazhdueshëm. Mund t’i thuash vetes dhe botës çfarë të duash por e vërteta do të dalë në dritë një ditë. Pra, gëzuar Ditën e Babait, o qenie njerëzore e tmerrshme. Ju nuk keni konsideratë apo ndjeshmëri ndaj katër fëmijëve tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tuaj. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime”- tha Pax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat