Njoftimi i papritur i Tayna-s: “Nuk ishte në dorën time”

Mediale Vip

Njoftimi i papritur i Tayna-s: “Nuk ishte në dorën time”

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 20:19
Tayna

Me anë të një story në “Instagram”, reperja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në “Alba Festival”.

Ajo nuk e ka sqaruar më gjatë arsyen e këtij vendimi, vetëm ka thënë se nuk ishte në dorën e saj.

“Pjesëmarrja ime në ‘AlbaFestival’ anulohet. I kërkoj falje fansave të mi, por nuk ishte në dorën time. Shihemi në verë”, shkroi ajo në “Instastory”.

Image

Kështu, arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes në minutën e fundit mbetet e paqartë.

Kujtojmë se projekti i saj i ri u bllokua nga ish-menaxheri Hykolli në “You Tube”. Çështje të cilën Tayna ka paralajmëruar se do ta ndjekë në rrugë ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat