Florian Agalliu flet pas përfundimit të “FermaVIP”: “Më penalizoi sinqeriteti”

Mediale Vip

Florian Agalliu flet pas përfundimit të “FermaVIP”: “Më penalizoi sinqeriteti”

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 20:11
Florian Agalliu

Florian Agalliu ishte i ftuar në “Vizionin e Pasdites”, ku foli për eksperiencën në formatin “FermaVIP”, ku doli i dyti dhe fitoi simpatinë e publikut.

Ai u shpreh se e ka pasur të vështirë të ambientohej në fillim.  

“Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot përnjëherë. Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh, apo të socializohem përnjëherë. Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijoj pak spektaklin. Fillova të zhbiriloj këto truqet e produksionit, kur zgjoheshin njerëzit, kur binte gongu. Ka qenë e vështirë për të kuptuar se cila gjë kishte më shumë rëndësi brenda Fermës, ku duhet të fokusohesha. Te punët, te marrëdhëniet me njerëzit, të rrjetet sociale. Nuk po e kuptoja si po funksiononte.”

Ai tha se do të quhej sukses nëse do të kishte fituar, megjithatë edhe vendi i dytë ishte arritje e madhe.

“Të suksesshëm do ta kisha quajtur nëse do të kisha fituar. Është arritje shumë e madhe për mua që dola i dyti. Po t’i mbledhësh në total jam i lumtur që kam arritur në vendin e dytë. Nuk kam çfarë analize të bëj. Dijonisi rezultonte të ishte më i votuari nga ne. Unë e kam cilësuar shpesh që jemi në një lojë dhe brenda lojës pranohen të gjitha. Nuk ka limite. Sigurisht pa i prekur gjërat personale.”

Mandej, shtoi se po ta kthente kohën mbrapa nuk do të reagonte ndryshe.

“Jam përpjekur të ruaj një linjë. Do të ishte shumë më e vështirë nëse do të interpretoja një rol. Kam reaguar në bazë të asaj që perceptoj si Flori. Mendoj që sinqeriteti im i tepërt më ka penalizuar. Unë si njeri nuk e kthej dot pllakën brenda 5 minutash”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat