Ramë Lahaj rikthehet me gala mbrëmje në Prishtinë

Mediale Vip

Ramë Lahaj rikthehet me gala mbrëmje në Prishtinë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 13:09
Ramë Lahaj

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Operas – Rame Lahaj, do të bashkojë zëra nga e gjithë bota për ta nderuar trashëgiminë muzikore të bartur ndër breza.

Frymëzuar nga kujtimet e tenorit Rame Lahaj, i rritur me këngët e njohura të muzikës shqipe, të cilat i këndonte nën urimin e nënës ‘T’knoft zemra’, këtë vit festivali RLIOF bën ndërlidhjen e trashëgimisë muzikore dhe rrëfimeve personale të artistëve me gjuhën universale të operas.

Festivali shfrytëzon fuqinë e zërave operistik si jehonë për vlerat e familjes, dashurinë për artin e mirëfilltë muzikor dhe rolin e figurës së nënës në formësimin e identitetit artistik.

Nëpërmjet performancave që burojnë nga thellësia e zemrës, kujtimeve dhe eksperiencave diverse, do t’i rijetojmë në formën e artit operistik, këngët e nënës që vazhdojnë të rezonojnë në zemrat tona duke u dhënë formë personaliteteve artistike dhe duke shërbyer si inspirim i pashterrshëm për shpirtin tonë.

Nën temën ‘T’knoft zemra’, RLIOF festivali synon të frymëzojë dashurinë për të kaluarën, ta pasurojë të tashmën dhe t’i inspirojë gjeneratat e reja të këndojnë me zemër e të marrin rrugë drejt skenave prestigjioze të operas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat