U rrëzua nga skena, aktori lëshon një deklaratë për rikuperimin e tij

Mediale Vip

U rrëzua nga skena, aktori lëshon një deklaratë për rikuperimin e tij

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:14
Ian McKellen

Ian McKellen ka bërë një përditësim rreth gjendjes së tij shëndetësore pasi u rrëzua.

Aktori 85-vjeçar u rrëzua nga skena gjatë një shfaqjeje në Londër.

Ian u shtrua në spital pas rënies dhe pjesa e mbetur e performancës së të hënës mbrëma u anulua.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e tyre të këndshme”, shkroi Ian në X.

“Që nga aksidenti, gjatë një shfaqjeje të Player Kings mbrëmë, dëmtimet e mia janë diagnostikuar dhe trajtuar nga një sërë ekspertësh, specialistësh dhe infermierësh që punojnë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Atyre, natyrisht, u jam shumë borxhli. Ata më kanë siguruar që shërimi im do të jetë i plotë dhe i shpejtë dhe mezi pres të kthehem në punë”, ka shkruar më tej aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat