Fation Kuqari në një lidhje me këngëtaren e njohur? Ish banori i bën dedikimin e veçantë

Mediale Vip

Fation Kuqari në një lidhje me këngëtaren e njohur? Ish banori i bën dedikimin e veçantë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:07
Fation Kuqari dhe Arta Kabashi

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV3, brenda shtëpisë po edhe në rrjet u diskutua për një pëlqim të mundshëm mes Fation Kuqarit dhe Arta Kabashit.

Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe ndryshe nga ajo çfarë flitej, ata e mohuan të kishin pëlqim për njëri-tjetrin ndërsa thanë se kishin një miqësi shumë të sinqertë bashkë.

I ftuar në “Top Arena”, në rubrikën “Kape Prime”, Fationi është pyetur sërish lidhur me këngëtaren.

Biseda e plotë:

Eriola: Është parë dhe është thënë që me Arta Kabashin ka patur një pëlqim. Tani, keni patur diçka bashkë, ke raporte me Artën?

Fationi: Kam thjesht raporte shoqërore me Artën.

Eriola: Sa i sigurt je? (qesh)

Fationi: Shumë.

Eriola: Kthehu te kamera dhe bëji një dedikim Rikes, si të të vijë ty…

Fationi: Po ia bëj Artës, shoqëror. Është gocë artiste me super vokal, super zë. E ka yllin në ballë dhe i uroj suksese me shpirt, lart e më lart dhe të bëhet shumë shpejt një nga divat në top 10-shen shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat