Për herë të shtatë: Ed Sheeran shpallet artisti më i dëgjuar i vitit në MB!

Mediale Vip

Për herë të shtatë: Ed Sheeran shpallet artisti më i dëgjuar i vitit në MB!

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 06:08
Ed Sheeran

Për Sheeran, 33 vjeç, i lindur në Yorkshire dhe i rritur në Suffolk, është hera e shtatë në nëntë vjet që ai kryeson listën e muzikës së përdorur në radio, TV dhe në vende publike në Mbretërinë e Bashkuar.

“Faleminderit që më emëruat artistin më të luajtur për vitin e kaluar. Faleminderit ekipit tim, jo ​​vetëm për mua, por për të gjithë artistët”, u shpreh ai.

Taylor Swift, aktualisht në turneun e saj Eras në Mbretërinë e Bashkuar, është nga vendi i 10-të në të dytin në tabelën e 2023-ës. Këngëtarja britaniko-shqiptare Dua Lipa, hiti i së cilës Dance the Night u shfaq në filmin Barbie të vitit 2023, është artistja e tretë më e luajtur.

Në vendin e katërt është DJ dhe producenti skocez Calvin Harris, këngët e të cilit përfshijnë We Found Love ëith Rihanna, Sweet Nothing me Florence Ëelch dhe Miracle me Ellie Goulding.

DJ francez David Guetta zë vendin e pestë, përpara Sir Elton John në të gjashtin. Grupi i vetëm në top 10 është Coldplay në vendin e shtatë, ndërsa Tom Grennan është një hyrje e re në numrin 8 dhe Harry Styles zbret në vendin e nëntë.

Pas nisjes së turneut të saj botëror të hiteve më të mëdha Celebration në Londër vjeshtën e kaluar, Madonna zë vendin e fundit në top 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat