Elita 5 po rikthehet me koncert pas një kohe të gjatë

Mediale Vip

Elita 5 po rikthehet me koncert pas një kohe të gjatë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 15:53
Elita 5

Elita 5 po rikthehet me një koncert për nder të çlirimit të Podujevës, pas një kohe shumë të gjatë.

E vet vokalisti i grupit, Arif Ziberi u ka bërë thirrje njerëzve që të shkojnë në numër të madh në këtë organizim.

“Ditën e mërkurë, më 19 qershor me rastin e festës së çlirimit, nën pratonatin e Komunës së Podujevës, mbas një kohe shumë të gjatë grupi i Elita 5 këtu në Podujevë do të shfaqin një koncert”, tha Ziberi.

“Unë iu sugjeroj që të vini në numër sa më të madh, se keni çfarë të shihni, të këndojmë e të argëtohemi së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat