Ish-banori i BBV, Lidi, i propozon për martesë partneres live në emision

Mediale Vip

Ish-banori i BBV, Lidi, i propozon për martesë partneres live në emision

Më: 27 prill 2024 Në ora: 20:12
Lidi

Ish-banori i "Big Brother VIP", Lidi, ishte i ftuar ditën e sotme në "S'e luan topi", ku rrëfeu shumë të pathëna mbi jetën e tij private.

Mes të tjerash, ai dhuroi edhe një moment shumë të ëmbël, duke i propozuar live në emision partneres, nënës së fëmijëve të tij.

Edhe pse foli edhe në BBV për dashurinë dhe fëmijët e tyre, deri sot nuk e kishim parë familjen e Lidit së bashku. Sot në prani të fëmijëve ai iu ul në gjunjë Paolës, duke i kërkuar të martohet me të.

"Dua të kem pranë meje deri në momentet e fundit të jetës sime. Jam njeriu më i lumtur në botë për gjithçka që më ke dhuruar. Më fal një milionë herë për gjithçka që të kam bërë. Dhe më kupto që është momenti i duhur që këtë dëshmi t'ia dërgojmë edhe Zotit. Pranon të bëhesh gruaja ime"- pyeti ai dhe përgjigja ishte sigurisht "Po".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat