“Hoqa pantallonat dhe…”/ Ermali dhe Cubi zbulojnë takimin e parë

Mediale Vip

“Hoqa pantallonat dhe…”/ Ermali dhe Cubi zbulojnë takimin e parë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 18:27
Ermal Mamaqi dhe Cubi Metkaj

Ermal Mamaqi dhe Cubi Metkaj kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në një emision televiziv

Kur aktorja e njohur iu bashkua të ftuarve të tjerë në studio, Bora Zemani e pyeti nëse njihej më parë me Eglit Dodën, Marsela Çibukajn dhe Ermalin. E këtu ndërhyn ky i fundit, ku tregon takimin e parë me Cubin.

Aktorët janë takuar për herë të parë gjatë viteve 2010-2011 gjatë një skeçi në krevat, ku Ermali duhej të ishte vetëm me të brendshme.

“Në 2010-2011, ne bënim atë skeç show atëherë me Julin dhe Gentin, kjo ishte aktore e re atëherë, kishim skeçin për të xhiruar në një vilë, unë shkoj, por shkoj vonë. Unë me vrap, isha shumë i sikletosur. Ishin futur të të gjithë kamerat, dritat, skena ishte në krevat dhe kjo që ishte fut në krevat, edhe unë vij kështu hoqa pantallonat se duhej të dilja me brekë. Edhe unë me të heq pantallonat u futa në krevat ‘s’i kalove mirë, si je?’. ‘Fillojmë, e ke mësuar teksin?’”, tha Ermali mes të qeshurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat