Mbreti Charles III nderon Kate Middleton me një titull të ri mbretëror

Mediale Vip

Mbreti Charles III nderon Kate Middleton me një titull të ri mbretëror

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:53
Mbreti Charles, Kate Middleton

Roli i Kate Middleton në familjen mbretërore sa vjen dhe po zgjerohet.  

Mbreti Charles III e nderoi Princeshën e Uellsit me një titull të ri mbretëror.

Kate, e cila në mars shprehu se ishte diagnostikuar me kancer, është emëruar si Shoqëruesja Mbretërore e Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit. Askush nuk e ka mbajtur më herët këtë titull.

Urdhri i Shoqëruesve të Nderit u themelua nga Mbreti George V në 1917 për të njohur arritjet e jashtëzakonshme në arte, shkenca, mjekësi dhe shërbim publik. 

Ndërsa Kate nuk është shfaqur në publik për shkak të rrugëtimit të saj shëndetësor, nuk ka munguar përkushtimi ndaj organizatave si ‘Little Princess Trust’ dhe nisma e saj ‘Shaping Us’. Gjithashtu, 42-vjeçarja ka theksuar se po planifikon t’i rikthehet detyrave të saj mbretërore sa më shpejt të jetë e mundur.

Por nuk është nderuar vetëm Kate me një titull. Edhe Princ Williamit i është prezantuar një titull që e mbante babai i tij derisa u bë mbret në vitin 2022, duke u bërë Mjeshtër i Madh i Urdhrit Më të Nderuar të Bathit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat