Françeska-Romeos për Heidin: Preket nga fansi dhe jo nga ty?

Mediale Vip

Françeska-Romeos për Heidin: Preket nga fansi dhe jo nga ty?

Më: 23 prill 2024 Në ora: 09:12
Romeo dhe Heidi

Pasditen e djeshme, banorët u pozicionuan përballë ‘Led Wallit’ teksa lexuan mesazhet që kishin ardhur nga njerzit e tyre të zemrës nëpërmjet ‘Big Love’.

Teksa Romeo mori disa mesazhe ajo që u vu re ishte se emri i partneres së tij, Heidit, nuk ishte përmendur në asnjë rresht.

E për këtë Françeska nisi të ‘sulmonte’ Romeon teksa iu shpreh që të gjitha ato mesazhe ti ketë vathë në vesh pasi nuk vijnë nga hiçi. 

Dhe pse Romeo u mundua të anashkalojë këtë bisedë aspak të këndshme për të, Françeska nuk është ndalur.

Teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë orët e para të mëngjesit, ajo i është shprehur Romeos se si Heidi arrin të preket nga një fans e jo prej tij.

E se si ajo nuk është prekur në asnjë moment teksa ka parë partnerin e saj të qajë me dhjetra herë nëpër shtëpi, duke përmendur gjithashtu dhe dasmën e çiftit ku Françeska e konsideron pa emocion dhe ndjenjë nga ana e Heidit.

Por përsëri nuk mori një përgjigje prej Romeos, ku ky i fundit iu lut banores të mos e zgjaste më tepër atë bisedë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat