"Më falni që kam gjoks të bukur", aktorja e famshme poston mesazhin e çuditshëm, për kë e ka?

Mediale Vip

"Më falni që kam gjoks të bukur", aktorja e famshme poston mesazhin e çuditshëm, për kë e ka?

Më: 22 prill 2024 Në ora: 11:58
Sydney Sweeney

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, postoi një seri fotosh nga udhëtimi i saj i fundit në Meksikë, në llogarinë e saj në Instagram.

Nga postimet e aktores, imazhi që bëri përshtypjen më të madhe ishte ai i veshur me një bluzë ku shkruhej: 'Më falni që kam gjoks të bukur'.

Sipas Daily Mail, kjo foto mund të jetë si një përgjigje nga aktorja për producenten e Hollivudit, Carol Baum, e cila e akuzoi atë se ishte “e paaftë për të aktruar” dhe "jo e bukur". 

Baum tha se e kuptoi këtë pasi pa filmin e fundit të Sweeney, "Anyone But You", në një aeroplan.

"Doja të dija se kush është ajo dhe pse të gjithë po flasin për të," shpjegoi ajo.

"Sa e trishtueshme që një grua që është në gjendje të ndajë ekspertizën dhe përvojën e saj, zgjedh të sulmojë një grua tjetër," tha përfaqësuesja e aktores "Euphoria" në një deklaratë për Page Six.

"Nëse kjo është ajo që ajo mësoi në dekadat e saj në industri dhe mendon se është në rregull t'i mësojë studentët e saj, është turp."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat